
Një person në fshatin Gllogjan të Pejës duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër persona, raporton Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe ka qenë në ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta10.
“Fsh. Gllogjan, Pejë 26.09.2022 – 11:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar 4 (katër) viktima meshkuj kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ka qenë në ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”./Gazeta10