
Onkologu Ilir Kurteshi përmes një video ka falenderuar zonjën Nafije për të githë kontributin që e ka bërë për të gjitha gratë.
Kurteshi përmes kësaj video i kërkoi zonjës e cila e kishte kaluar kancerin që të vazhdoni të bëni punë të mira siq keni bërë deri më tani, raporton Gazeta10.
“Përshëndetje të përzemërta për zonjën Nafije, një zonjë e vërtetë, një zonjë e cila i ka mbijetuar kancerit dhe një zonjë që ka bërë shumë për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi sëmundjen e kancerit të gjirit dhe një nga shkaktarët që ne këtë sëmundje e gjejmë në faza më të hershme dhe e mjekojmë shumë më mirë, andaj përgëzimet më të mira dhe i urojë shumë shëndet dhe fat në jetë zonja Nafije, ju lutem vazhdoni të bëni punë të mrekullueshme edhe në të ardhmën”, tha ai në Kanal10.
Më këtë mesazh ajo u emocionua duke e falenderuar për surprizën./Gazeta10