
Futbollisti i Gjilanit, Robert Rrahmani ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 10-të në Superligën e Kosovës.
Rrahmani ishte fantastik në përballjen kundër Llapit, ku me një gol të shënuar i siguroi pikët e plota skuadrës së tij.
Futbollisti nga Mitrovica ka qenë njëri nga lojtarët më të dalluar te skuadra gjilanase deri më tani këtë edicion.
Pasi mori këtë çmim, Robert Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
Në 10 paraqitje me Gjilanin këtë edicion, 23-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime.
Gjilani aktualisht renditet në pozitën e tetë në tabelë, me 12 pikë të grumbulluara.