Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dardan Kapiti, më i miri i xhiros së shtatë në elitën e basketbollit

Gazeta10
29 October 2024 - 13:56

Dardan Kapiti është lojtari më i mirë i javës së shtatë të ProCredit Superligës.

Qendra e Kosovës tregoi një paraqitje shumë të mirë përballë Borës, duke mbyllur ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 18 pikë e 15 kërcime. Kapiti shtoi edhe dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tri bllokada, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj xhiro.

Terrell Broën vazhdon të tregojë ndeshje të mira me Golden Eagle Yllin. Broën ndaj Proton Cable Prizrenit e mbylli ndeshjen me 24 pikë, tri kërcime dhe katër asistime. Ai pati ndihmë të madhe nga Gëzim Morina, që zhvilloi një sfidë mjaft të mirë përballë prizrenasve me 16 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, duke hyrë në top 5 e javës.

Vëllaznimi shënoi fitore në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri te kuqezinjtë ishte Trey Anderson me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Derbin e kësaj xhiro e fitoi Bashkimi ndaj Pejës, ku prizrenasit vazhdojnë të jenë skuadra e vetme pa humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, ndërsa te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri, i cili kishte 18 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

MVP

Dardan Kapiti (Trepça) 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi

Top 5

Dardan Kapiti (Trepça) 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi

Terrell Broën (Golden Eagle Ylli) 24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Trey Anderson (Vëllaznimi) 22 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 18 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.