Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dejan Kulusevski: Gjithçka është më mirë te Totenham sesa tek Juventus

Gazeta10
27 Shtator 2022 - 16:47


Dejan Kulusevski pretendon se çdo gjë po shkon më mirë në Angli për të dhe ka marrë vendimin më të mirë për të ardhmen.

“Ndonjëherë në futboll gjërat thjesht shkojnë mirë. Unë nuk kam ndryshuar asgjë në këta muaj. Unë gjithmonë shkoj në fushë me përkushtim të plotë. Megjithatë, në Juventus, diçka nuk funksionoi pavarësisht se sa kam punuar”.

“Më pëlqen të shikoj përpara. Sigurisht, nuk isha mirë te Juventus për shumë arsye dhe kur kupton se gjërat nuk funksionojnë, është e vështirë të ndryshosh drejtim në të njëjtin mjedis. Vendimi për t’u larguar nga Italia ishte më i miri që mund të merrja në atë situatë. Gjithçka po shkon më mirë në Angli. Brenda dhe jashtë fushës. Tani dua gjithmonë të luaj futboll dhe të fitoj për ekipin tim.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.