Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndeshja Real Madrid-Valencia mund të shtyhet shkaku i përmbytjeve

Gazeta10
30 Tetor 2024 - 16:45

Ndeshja mes Real Madridit dhe Valencias e paraparë të zhvillohet në ‘Estadio de Mestalla’ në kuader të javës së 12-të në La Liga, mund të shtyhet edhe zyrtarisht.

Sipas mediumit Relevo, ndeshja e ardhshme e Real Madridit në La Liga kundër Valencias të shtunën, më 2 nëntor, mund të shtyhet.

Kjo për shkak se Valencia mund të shpallë zie zyrtare mes përmbytjeve të së martës në rajonin e tyre, ku mbeten të vdekur mbi 60 persona.

 

Ndeshjet e Valencias dhe Levantes në Copa del Rey tashmë janë shtyrë edhe zyrtarisht.

Nëse ndodh edhe me Valencia-Real Madrid, ndeshja ka të ngjarë të riplanifikohet në muajin janar ose shkurt, pasi atëherë ka data më të lira.

Pas ndeshjes të së shtunës kundër Valencias, Real Madridi përballet me Milanin në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampionëve më 5 nëntor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.