Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

QKUK-ja sonte do të mbetet pa ujë për katër orë

Gazeta10
01 November 2024 - 18:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se do të ndalet furnizimi me ujë për disa zona në kryeqytet sot, përfshirë edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se nga ora 22:00 deri në ora 02:00, do të ndalet furnizimi me ujë në stacionin e pompimit në Parkun e Qytetit, e që për pasojë do të preken disa zona.

“Kjo ndërprerje është e nevojshme për kryerjen e punimeve të domosdoshme dhe do të ndikohet në zonat përreth. Në veçanti, zonat që do të preken janë: Aktashi, Ulpiana dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftim e KRU Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.