Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mikaile Tmusic, MVP i javës së nëntë në elitën e basketbollit

Gazeta10
11 November 2024 - 17:54

Java e nëntë e ProCredit Superligës solli ndeshje interesante, ku derbi u zhvillua ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Mitrovicasit fituan këtë përballje 66:69, ku më i miri te kampionët ishte Mikaile Tmusiq, i cili e mbylli ndeshjen me 20 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime. Tmusiq është MVP i javës dhe po kalon në një formë shumë të mirë para ndeshjeve të Kosovës në muajin nëntor, ku Dardanët do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Tmusiq ishte shpallur MVP edhe në FIBA Europe Cup.

Ndeshje të mirë tregoi edhe Malcolm Armstead, i cili gjithashtu luan për Dardanët. Ai ndaj Trepcës kishte 27 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Vëllaznimi ndaj Bashkimit pas vazhdimeve 78:67. Te kuqezinjtë u dalluan Michael Nuga dhe Arian Azemi. Nuga e mbylli ndeshjen me 25 pikë, katër kërcime dhe tri asistime, derisa Azemi me 12 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Fitore shënoi edhe Peja, ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte Terwell Beck me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

MVP

Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi

Top 5

Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi

Michael Nuga (Vëllaznimi) 25 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 27 indeksi

Malcolm Armstead (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 2 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi

Arian Azemi (Vëllaznimi) 12 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi

Terwell Beck (Peja) 18 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 21 indeksi

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.