Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tjetër lëndim te Kosova, Rudhani largohet nga grumbullimi

Gazeta10
13 Nëntor 2024 - 13:52

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Futbollistët dardanë punuan me përkushtim të lartë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij e orientuan stërvitjen kryesisht në detaje taktike, duke synuar përmirësimin e skemave të lojës për përballjen e së premtes.

Në seancën e sotme mungoi  Donat Rrudhani, i cili pësoi lëndim në stërvitjen e djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore u lirua nga grumbullimi.

Përkundër mungesave të rëndësishme si pasojë e lëndimeve, atmosfera brenda kampit të dardanëve mbetet pozitive dhe optimiste.

Pas përfundimit të stërvitjes, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu ndanë optimizmin e tyre për paraqitje të mirë në Bukuresht, duke theksuar përkushtimin e ekipit për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton nesër në mesditë drejt Bukureshtit, ku do të zhvillohet përballja me Rumaninë të premten, më 15 nëntor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.