Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kushaj për grevën: SBASHK-u s’lëshon pe, po presim përgjigje nga anëtarësia

Gazeta10
28 September 2022 - 17:49

Reshit Kushaj nga SBASHK-u ka thënë se duke iu referuar Ligjit për grevat, janë duke analizuar efektet që i ka sjell greva në arsim që nga 25 gushti.

Kushaj në Info10 tha se u kanë dërguar letër anëtarësisë si dhe kryetarëve të  niveleve komunale dhe pas përgjigjes së tyre do të dalin me një vendim të ri, shkruan Gazeta10.

“Me Ligjin mbi grevat, ne duhet të bëjmë një analizë të grevës, për të parë se cilat efekte i ka prodhuar. Ne ju kemi drejtuar me një letër anëtarësisë dhe vetëm me kërkesën e tyre mund ta pezullojmë grevën apo ta ndryshojmë formën e grevës. Atë e kemi dërguar edhe te kryetarët e niveleve komunale, dhe sot e nesër do të informohet anëtarësia, dhe me idetë e sugjerimet ne do të dalim para mediave. Unë mendoj që ndoshta jo dy ditë të plota, por ne duhet t’i presim përgjigjet e tyre. SBASHK-u nuk po lëshon pe”, tha Kushaj në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.