
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke e ftuar të flas në foltore, pasi ai i ka ndërhyrë paraprakisht, raporton Gazeta10
Haradinaj ka thënë se asnjë mësimdhënës nuk ka qëndruar në shtëpi sepse ka dëshiruar ashtu, ai ka thënë se është shtrejtuar jeta intenzvisht qe një kohe të gjatë.
“A beson dikush që ata mësimdhënës prej qejfit kanë nejtë në shpi, e kanë lanë edhe fëmijet e vet në shpi? A a kush që e beson këtë? Kjo pyetje besoj e don një përgjigje të vërtetë të drejtë. Tjetra nga 2018 pagat nuk janë rrit, prej atëherë vazhdon intenzivisht me u shtrejtu jeta”, ka thënë Haradinaj
Teksa ka folur dhe e ka penguar Murati atë në fjalim, Haradinaj i është drejtuar atij duke e ftuar në foltore
“Hajde në foltore a don, urdhno në foltore, urdhno të lutem”, ka thënë Haradinaj.
Ka ndërhyrë më pas kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke e qetësuar situatën.
“Nëse ka mundësi mos t’i ndërhyni deputetëve, kur është fjala e deputetëve ju lutem, secili deputet e ka të drejtën e tij dhe po ashtu edhe ministrat e kanë të drejtën e tyre kur t’i vije rradha”, ka thënë Konjufca.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.
SBASHK-u ka njoftuar dje se është duke e shqyrtuar një opsion sipas së cilit do të pezullohet greva deri në janar. / Gazeta10