Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy të lënduar në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik – Bresje

Gazeta10
22 November 2024 - 21:10

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident ndodhi sot gjatë mbrëmjes në pjesën e autostradës Veternik-Bresje ku mbetën të lënduar dy persona.

Këtë për Gazeta10 ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Bajrami.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.