Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Peja dhe Bashkimi do të garojnë në Ligën Ballkanike

Gazeta10
29 September 2022 - 12:06

Dy skuadrat e basketbollit kosovar, Peja dhe Bashkimi do të marrin pjesë në Ligën Ballkanike, raporton Gazeta10.

Që të dy këto skuadra prej javësh prisnin përgjigjjen e FBK-së e kjo e fundit duket se ka aprovuar atë dhe sajti zyrtar i Ligës Ballkanike tashmë i konfirmoi ato si skuadra garuese.

Peja i rikthehet garës në Ligën Ballkanike pas dy sezonesh dhe ky është sezoni i pestë  që ‘verdhezinjët’ marrin pjesë në këtë kompeticion.

Pejanët e kishin bërë debutimin e tyre në Ligën Ballkanike në vitin 2013.

Ndërkohë Bashkimi merr pjesë në Ligën Ballkanike këtë edicion pas tre vitesh mungesë.

Për herë të fundit klubi prizrenas kishte qenë pjesë e këtij turneu në vitin 2019 dhe kishte përfunduar në pozitën e gjashtë.

Peja e ka nisur mjaft mirë stinorin e ri në Prince Caffe Superligë e Kosovës, ku pas tre ndeshjeve ka tri fitore, ndërsa Bashkimi pas tri xhirove ka një fitore dhe dy disfata. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.