
Një qytetar nga Prishtina në lagjen Bregu i Diellit është ankuar për vendosjen e kutive postare në lagjen e tij pa autorizimin e banorëve, raporton Gazeta10.
Për këtë aktivitet, banori Skender Limani, ka thënë se përbënë vepër penale.
Në emailin dërguar redaksisë sonë, thuhet se këtë veprim e ka bërë Ndërmarrja Banesore (NPB)
Këtu keni emailin e plotë:
“Pershendetje, gjate dites se djeshme, date 28 shtator 2022, Ndermarrja Publike Banesore (NPB) ka vendosur kuti postare neper Hyrjet e banesave kolektive ne lagjen Bregu i Diellit, ne banesa te cilat jane privatizuar tash e 30 vjet. Vendosja e ketyre kutive postare eshte bere pa u konsultuar me banoret. Jam rast konkret ku kutia postare me eshte vendosur ne hapesiren private te familjes sime pa u konsultuar me mua. E qe eshte veper penale demtim i pasurise se paluajtshme private. Ju lus si media qe te interesoheni dhe hulumtoni konkretisht veprimin e NPB-se. Sepse Bregu i Diellit nuk ka parë postier me sy tash e 30 vjet. Veprimi i tille i NPB-se, sipas meje, gjykohet si projekt i vendosjes se kutive pastare per qellime te pastrimit te parave. Adresa ime e banimit eshte Lagja Bregu i Diellit, Rruga 4 Nentori, Bllok 3, Hyrje 4, Numer 1, Prishtine. Numri im i telefonit eshte 045 961 504 Skender Limani”, thuhet në emailin e tij. / Gazeta10