Nefail Maliqi në një lidhje direkte në emisionin “Raport” ka folur për gjërat që i bashkojnë shqiptarët. Ai ka thënë se flamuri kuq e zi i ka bashkuar të gjitha fetë dhe shqiptarët kudo që janë.
Tutje ai ka thënë se Dita e Flamurit sot po festohet nga diaspora anë e këndë botës.
“Tek në shqiptarët edhe në vdekje kur shkohet me pa dikun fliten fjal të mira për të. Edhe diaspora shqiptare në Zvicër dhe vendet tjera evropiane deri në Amerikë e Australi Dita e Flamurit po festohet dikush në restorante shtëpi e lokale të ndryshme përmes një serë tubimesh me flamuj kuq e zi, që flamuri ynë i ka bashkuar të gjithë fetë edhe shqiptarët të partive të ndryshme ideologjike. Festa e Flamurit u mbajt në Gjenevë i organizuar nga misioni shqiptar në OKB si dhe në Bern me mysafir të shumtë”, ka thënë ai. /Gazeta 10/