Lajme

Spahiu për “Pa Protokoll”: VV e para bindshëm, por me rënie

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 23:59

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar trendin e përkrahjes së qytetarëve për partitë politike në zgjedhjet e shkurtit.

“Unë po e shoh që VV është e para bindshëm, por me rënie”, ka thënë Spahiu në “Pa Protokoll” me Arben Ahmetin dhe Shëndrit Lumin.

Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e para, por në rënie të përqindjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

“I ka pasë 50%, sot i ka 48%, pardje i ka pasë 49%. Kjo i bjen bindshëm e para por në rënie”, ka thënë ai.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.