Burim Vatovci u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ish-konkurrenti ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
I ftuar në “Big Talk”, në intervistën e parë pas daljes nga ky format, ai ka përmendur gjërat që mendon se e penalizuan më shumë.
I njëjti duket se i ka rënë pishman dhe se tani mendon ndryshe për videon e Rezit, ku ai në një formë po e bullizonte për mënyrën se si ec dhe shikon.
Penalizimi i lojës time ka qenë mosreagimi ndaj bullizimit. Se kanë qenë dy raste që isha i bullizuar. Jam ndjerë i bullizuar por kam menduar që duke mos e shfaqur. Nuk e di si më erdhi ajo dhe kur i pashë videot jashtë siç kanë dalur edhe i kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë si unë sepse nuk kam reaguar si është dashur të reagoj”, u shpreh Vatovci.