Lajme

Një talente shqiptare për rrjetet sociale, Bleranda Musa certifikohet nga Meta

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 8:41

Bleranda Musa, një nga telentet shqiptare për Instagram dhe Facebook, ka arritur një tjetër sukses të madh duke u certifikuar nga Meta, kompania që përfshin platforma globale si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Musa përfundoi me sukses gjashtë programe të specializuara të Meta-s, duke përfshirë: strategji efektive për marketingun online, menaxhimi i fushatave dixhitale, branding dhe strategji kreative për rritje, reklamimi i avancuar në platformat Meta dhe analiza e të dhënave dhe performancës së fushatave.

Këto certifikime e vendosin Blerandën në majat e ekspertizës për marketingun dixhital, duke dëshmuar aftësitë e saj për të ndihmuar bizneset shqiptare dhe ndërkombëtare të arrijnë rezultate konkrete në rrjetet sociale.

Me mbi 4 vite përvojë në marketingun dixhital dhe mbi 500 biznese të ndihmuara, Bleranda Musa ka transformuar mënyrën se si operojnë bizneset në rrjetet sociale. Ajo shquhet për kthimin e ndjekësve në klientë përmes strategjive të personalizuara, rikuperimin e llogarive të hakuara në Instagram dhe Facebook.

Musa gjithashtu ka bërë zgjidhjen e problemeve të reklamave të bllokuara, përfshirë llogaritë “Disabled” apo “Restricted.”

Në një prononcim për Telegrafin, Musa u shpreh e lumtur për këtë arritje në karrierën e saj.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë arritje. Ky certifikim nga Meta është një njohje e rëndësishme e punës sime dhe një motivim për të vazhduar të ndihmoj bizneset të arrijnë sukses përmes fuqisë së marketingut dixhital. Ishte një sfidë e madhe, por me përkushtim dhe disiplinë arrita ta përfundoj me sukses. Suksesi nuk vjen rastësisht, por është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe besimit në vetvete”, tha ajo.

Bleranda Musa mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë sipërmarrësit e rinj shqiptarë sesi nuk duhet hequr dorë nga ëndërrat që keni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.