Lajme

Ganimete Musliu i reagon Kurtit: Po të vije fundi, Thaçi së shpejti do të kthehet si triumfues në Kosovë

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 9:09

Kryeministri Albin Kurti dje në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Kurti tha se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri nga zotimi i Thaçit bërë në vitin 2013.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i cili i thotë kryeministrit se po të vjen fundi, kurse shton se Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues.

Postimi i saj pa ndërhyrje:

Qielli e toka mund të bëhën bashkë, por Albin Kurti mendë me mbledhë kurrë jo.

Po kur ke tregu respekt ti për dikën a për diçka bre???

E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e nisuni me ushtri drejt veriut.

Tregone me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike.

Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç maskarallëk nxjerr prej saj.

Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!

P.s Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.