Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, në një lidhje direkte është paraqitur gazetari Naim Sadiku nga fshati “Bakshi” e Obliqit, ku ka shfaqur problemin që e kanë shfaqur banorët si pasojë e një rrugice të paasfaltuar.
Për këtë problem poashtu ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje, ku ka thënë së nga viti 2012 kjo rrugë është e parregulluar.
“Ka më shumë që nga viti 2012 që kjo rrugë është e pa shtruar edhe vetëm një herë është rregulluar edhe jena kanë në komunë ku kemi bë ankesa edhe i kemi dërguar. Ne nuk po mundemi as në këmbë me dal e as me kerre, problem për këtë situatë, nuk po mundemi po na prishen kerret me dal s’po mundemi”, është shprehur ai.
Gjithashtu ai ka thënë se përveç problemit që kanë me rrugë, kanë problem edhe me kanalizim.
Kjo rrugë figuron si pronë private dhe Komuna rregullimin e rrugës nuk mund ta bëjë derisa banorët këtë pronë të kthejnë si pronë publike. /GAZETA10/