Lajme

Sulmi në Zubin Potok / Hovenier: E dënojmë, në këtë pikë SHBA-ja s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 10:37

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier u është adresuar mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se u informua për sulmin e së premtes në veri. 

Hovenier, ka deklaruar se në këtë pikë SHBA-ja nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit të së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se SHBA e dënon sulmin.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin Albin Kurti ku diskutuam më shumë rreth sulmit që ndodhi të premten mbrëma. Ajo që mund të them dhe po e rripësirë që ne dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës”, theksoi Hovenier.

Tutje, Hovenier theksoi se SHBA po punon ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm, siç tha ai, të papranueshëm.

“SHBA mbështet autoritetet kosovare në kryerjen e hetimeve dhe që autorët të gjenden dhe të mbahen përgjegjës. Këto akte dhune janë të pa tolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët…”, tha Hovenier. /Gazeta 10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.