Lajme

Haki Abazi pozicionohet në ulësen e deputetëve të AAK-së në Kuvendin e Kosovës

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 11:12

Pasi deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, zyrtarizoi një ditë më parë anëtarësimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ai sot është pozicionuar në ulësen e deputetëve të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pas njoftimit të tij për kandidimin në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si përfaqësues i kësaj partie.

Abazi, i cili kishte konfirmuar anëtarësimin e tij në AAK përmes një konference për media, shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është e nevojshme një qeverisje me një vizion dhe plan të qartë për të realizuar objektivat prioritare të Kosovës.

Ai theksoi se një prej qëllimeve kryesore është “Integrimi i Kosovës në NATO”, një hap që Abazi e konsideron si një nga qëllimet më të rëndësishme për ardhmërinë e vendit.

Ndërkohë, sot pritet të mbahet seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku njëra nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë projektrezoluta për katër vjet qeverisje.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.