Lajme

Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 13:51

Dy të rinj kosovarë janë kapur në Morinë gjatë kontrollit, pasi në automjetin tip “Volkswagen” kishin 18,000 franga zvicerane dhe 9,150 euro.

Bëhet e ditur se ata këto para i kishin të padeklaruara dhe si pasojë u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Tashmë, Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë 22 vjeç dhe 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin dhe pasagjer shtetasin shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.