Në orët e mbrëmjes së 1 dhjetorit, është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit.
Sipas njoftimit nga policia, të dyshuarit me iniciale J.V., me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Poashtu bëhet e ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:
Katër granata dore
Një pushkë gjuetie
Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
Dy karikatorë të armës automatike AK-47
Një karikator i pushkës së gjatë
Një radiolidhje