Real Madridi po planifikon që t’i dhurojë një kontratë të re 21-vjeçarit Raul Asencio pas paraqitjeve të tij fantastike këtë sezon.
Klubi raportohet se është i etur që ta shpërblejë punën e tij të palodhshme duke i ofruar një pagë më të madhe dhe një kontratë të re.
Kontrata aktuale e Asencios skadon në qershor të 2026, por Real Madridi tashmë dëshiron të negociojë sërish me të për të larguar interesimin e klubeve tjera.
Sipas një raportimi nga Fabrizio Romano, diskutimet tashmë kanë nisur mes agjentëve të lojtarit dhe klubit për zgjatjen e marrëveshjes.
Real Madridi është në dijeni për rritjen e interesimit nga klubet evropiane për mbrojtësin spanjoll.
Sidoqoftë, ata janë të vendosur për ta mbajtur atë në ‘Santiago Bernabeu’ për një kohë të gjatë dhe të sigurohen se do ta arrijë potencialin e tij të plotë.
Asencio erdhi në shprehje pas lëndimit të rëndë të Militaos ndaj Osasunës dhe që prej atëherë ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacion dhe ka dhuruar paraqitje të mira.