Lajme

Gërvalla udhëton drejt Brukselit, do të flasë për sulmin që ndodhi në Zubin Potok

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 15:01

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, Gërvalla do të paraqesë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas sulmit të Serbisë ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin-Potok, duke adresuar veprimet destabilizuese të vazhdueshme të Serbisë dhe domosdoshmërinë që institucionet e reja të Bashkimit Evropian të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë takim, ministrja do të theksojë nevojën për një qasje të re dhe më të vendosur nga institucionet e reja të BE-së, bazuar në parimet e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Gjithashtu, ajo do të ripërsërisë rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si edhe mbështetjen për shtetet e Ballkanit me orientim properëndimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.