Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion kundër spiunazhit rus në Mal të Zi – arrestohen dhjetëra të dyshuar

Gazeta10
29 September 2022 - 18:41

Në Malin e Zi, agjencitë ligjzbatuese kanë ndërmarrë sot një operacion masiv kundër një grupi personash që dyshohen si agjentë të spiunazhit rus.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se forcat speciale, nën drejtimin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe Prokurorisë së Posaçme, kanë arrestuar dhjetëra persona në Podgoricë.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë kryesisht shtetas rusë, por edhe malazezë, mes të cilëve një funksionar i administratës shtetërore.

Në reagimin e tij, kryeministri në ikje, Dritan Abazoviç ka vlerësuar operacionin e institucioneve duke deklaruar se bëhet fjalë për një aksion të tipit ndërkombëtar, i kryer në bashkëpunim me vendet partnere të Malit të Zi.

Marrëdhëniet diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar që prej vitit 2014, kur Podgorica zyrtare mbështeti sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.