
Hajrulla Çeku – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se është miratuar në parim projektligji për anti-doping.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Çeku propozoi projektligjin për anti-doping, i cili mori dritën e gjelbër, duke u votuar nga të gjitha grupet parlamentare.
“Ky projektligj parasheh themelimin e Agjencisë Shtetërore Anti-Doping, entitet i ri që do të ketë statusin e agjencisë ekzekutive dhe do të jetë administrues i domenit anti-doping në sport” ka njoftuar Çeku përmes Facebook./Gazeta10