Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haki Abazi: Kosovës nuk i duhet një kryeministër që përplaset me administratën Trump

Gazeta10
08 December 2024 - 19:07

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur për rikthimin e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për mënyrën se si Kosova duhet të sillet me Administratën e re.

Ai për Reporteri.net ka thënë se Kosovës nuk i duhet një kryeministër që përplaset me administratën Trump, por një kryeministër që këshillohet dhe është pjesë e tavolinës, e jo larg saj.

“Ne duhet të jemi të zgjuar, kemi nevojë për kryeministër që këshillohet me ekspertë, merr opinionet e njerëzve dhe Instituteve, nuk na nevojitet një kryeministër që përplaset me adminitratën Trump, ose BE-në, se kjo na mbyllë derën, duke qenë pjesë e tavolinës mund të jesh pjesëmarrësh, por nëse e largon vetën nga tavolina ashtu siç jemi sot është pjesë e menysë, dhe ne nuk na duhet të jemi pjesë e menysë në këtë fazë historike, neve na duhet të jemi përkrah Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, pjesë e diksutimeve dhe tavolinave të rëndësishme që vendosin për të ardhmen e rajonit”, ka thënë Abazi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.