Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosova është Serbi”, Apeli merr vendim për dy malazezët që u arrestuan te Manastiri i Deçanit

Gazeta10
12 December 2024 - 10:36

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori pasi në veturën e tyre mbajtën targa me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në mes të Deçanit.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.