Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA)

Gazeta10
12 December 2024 - 11:50

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.

Gjatë takimit, Kurti  e ka falënderuar Stiftin për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-së me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsim dhe aftësimin profesional.

Sipas komunikatë për media, ata diskutuan edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës.

Gjithashtu biseduan edhe për digjitalizimin në shkolla dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe Drejtorja e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.