Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK pritet t’i dërgojë sot në Kushtetuese 20 ligjet që u miratuan në seancën e fundit, Tahiri mban konferencë

Gazeta10
13 December 2024 - 9:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, do të mbajë sot konferencë për media tek Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimitt të lëshuar nga PDK’ja, ai do t’u drejtohet gazetarëve në orën 10:30.

Thirrja e kësaj konference vjen disa ditë pasi kjo parti paralajmëroi dërgimin në Kushtetuese të 20 ligjeve, që u miratuan në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka thënë se kjo seancë është karakterizuar me abuzim dhe shkelje të procedurës parlamentare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.