
Presidenti i Mali të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka quajtur kontraktor të Serbisë së Madhe ish kryeministrin Drtian Abazoviq, shkruan Gazeta10.
Gjukanoviq ka thënë se kjo lëvizje do të ishte dëshirë e madhe e Rusisë së Madhe.
“Synohet që Mali i Zi t’i kthehet Serbisë së Madhe, dhe kjo do të përmbushte dëshirat e Rusisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe. Është e qartë se sot ata kanë kontraktues për këtë, dhe ai kontraktues është kryeministri [Dritan Abazoviç]”, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Tutje, ai ka thënë se normat për formimin e qeverisë janë të qarta dhe nuk ka nevojë për interpretim.
“Normat janë të qarta dhe s’ka nevojë për interpretues. Njëra prej këtyre është që mandatari të caktohet brenda 30 ditësh. Afati ka shkuar dhe s’mund të kthehet. Ka shkuar për shkak të lojërave politike të disa partive”, ka thënë presidenti malazias.
Gjukanoviq ka thënë se ai ka përmbushur thjeshtë një obligim kushtetues.
“Çfarë provuan të bëjnë pas një dite, kanë mundur ta bëjnë edhe para një dite. Unë bëra atë çfarë Kushtetuta më kërkon ta bëjë. Pas dëshmia bindëses është qe nuk u caktua para afatit të fundot kohor, unë nuk i kam dhënë askujt mandatarin. Në kuvend dorëzova iniciativën për të votuar shkurtimin e mandatit të Kuvendit, pasi mundësitë kushtetuese janë shpenzuar”.
Tutje, ai ka sqaruar gjithë rrjedhën e ngjarjeve politike atje dhe ndër të tjera ka thënë se pozita e tij nuk është kuti postare.
“Kështu që, nuk ka dyshim se kishte vullnet për formimin e qeverisë. Kjo përvoj tani është ndryshe. Liderët e koalicionit pranuan ftesat, thanë se do të vinë dhe t’i sjellin nënshkrimet brenda afatit të caktuar kohor”, ka thënë i pari i Malit të Zi.
“Nuk e përmbushën këtë. Para asaj dita, ju dëgjuat njoftimin e URA-s se asgjë nuk është arritur derisa gjithçka të jetë arritur. Presidenti i vendit nuk është kuti postare që e kujton ose e harron me kohë. Presidenti i shtetit është i obliguar që me kujdes të analizojë konkluzionet që janë në atë moment se nuk ka mazhorancë të qartë për qeveri mandatari i së cilës është Miodrag Lekiç”, tha mes tjerash presidenti maalazias. / Gazeta10.