Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me kongresistin republikan: Pamë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Gazeta10
13 December 2024 - 13:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington, ka takuar kongresistin republikan, Mike Lawler.

Ajo tha se me Lawler kanë parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.”

Osmani e ka përgëzuar Lawler për rizgjedhjen e tij.

“E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.