Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tornado godet një qytet verior të Kalifornisë

Gazeta10
15 December 2024 - 18:10

Të paktën katër persona janë lënduar pasi një tornado goditi veriun e Kalifornisë, sipas autoriteteve lokale.

Si pasojë, policia ka bërë të ditur janë rrotulluar disa makina dhe janë dëmtuar linjat e energjisë në Scotts Valley, që ndodhet rreth 89 kilomertra në jug të San Franciskos.

Shërbimi Kombëtar i Motit atje tha se tornado ishte kategorizuar si EF1, një nga klasifikimet më të dobëta dhe se zgjati rreth pesë minuta.

Para se kjo të ndodhte, banorëve të San Franciskos iu dha një paralajmërim për tornado për herë të parë, pasi një stuhipërfshiu rajonin, raporton BBC.

“Në Scotts Valley, tornado ndodhi të shtunën në orën 13:39 me orën lokale” ka thënë policia atje.

Ndërkaq, shërbimi lokal i zjarrfikësve tha se të paktën katër persona ishin lënduar dhe dy prej tyre ishin dërguar në spital.

Policia gjithashtu ka mbyllur një rrugë gjatë natës për të lejuar kryerjen e punimeve për riparim, si dhe pastrimin e mbeturinave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.