
Avokati Yll Zekaj, ka komentuar vizitën e djeshme të ish-krerëve të Shqipërisë që ua kanë bërë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zekaj në Info10, ka thënë se vizita nuk mund të ketë ndonjë ndikim në procesin gjyqësor, raporton Gazeta10.
“Vizita e ish krerëve të Shqipërisë mund të shihet si një përkrahje morale që të gjithë faktorët politikë dëshirojnë të ju ofrojnë të akuzuarve në këtë proces, dhe nuk mund të ketë ndonjë ndikim në vet procesin”, ka thënë Zekaj./Gazeta10