Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Aro Muric vazhdon shkëlqimin dhe zë vend përsëri në formacionin e javës në Ligën Premier

Gazeta10
17 December 2024 - 12:28

Portieri kosovar i Ipswich Town, Arijanet Muric ka zënë vend përsëri në formacionin më të mirë të javës në Ligën Premier.

Ipsëich Town ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të.

Përveç golashënuesve të dy golave, njëri nga më meritorët ose më meritori në këtë fitore të mysafirëve ishte portieri i Dardanëve, Aro Muric.

Muric pati një paraqitje brilante në këtë ndeshje, duke bërë pesë pritje vendimtare dhe duke u notuar me 8.3.

Vlerësimi i tij i lartë bëri që Muric të përfundoj në formacionin më të mirë të javës në faqen e specializuar të statistikave SofaScore.

Pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ligën Premier, përveç Muricit, ishin edhe yje tjerë si Gabriel Magalhaes, James Maddison, Heung min Son dhe Alexander Isak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.