
Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës, ka reaguar pas publikimit të sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikci.
Muhaxheri i ka dalë në mbrojtje asaj, teksa ka thënë se dhuna është çështje sociale dhe politike, transmeton Gazeta10.
“Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbrëmjen e 27 shtatorit, Mrika Nikci u sulmua seksualisht nga i dyshuari F.Beqiraj, i cili gjendet nën masën e mbajtjes për 48 orë./Gazeta10