
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person në Lipjan me 30 shtator, për shkak se kishte ngacmuar seksualisht disa femra, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit i dyshuari është mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 30.09.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ngacmuar seksualisht disa femra. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.