
Ofruesi i energjisë bërthamore të Ukrainës ka akuzuar Rusinë për kidnapim të drejtorit të përgjithshëm të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, Ihor Murashov. Forcat ruse kapën drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, rreth orës 16:00 të së premtes, tha kompania shtetërore bërthamore ukrainase Energoatom, raporton Independent, transmeton Gazeta10.
Energoatom tha se trupat ruse ndaluan makinën e Murashovit, ia lidhën sytë dhe e çuan në një vend të panjohur.
“Ndalimi i tij nga Rusia rrezikon sigurinë e Ukrainës dhe termocentralit më të madh bërthamor në Evropë”, tha presidenti i Energoatom, Petro Kotin.
Kotin kërkoi nga Rusia lirimin e menjëhershëm të Murashov, shkruan Independent./Gazeta10.