
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po shijon ditët e fundit si kryeministër me një dasëm në Ulqin, raporton Gazeta10.
Në një fotografi në Facebook, Abazoviq shihet së bashku me sekretarin e Qeverisë së bashku pranë disa personave të tjerë në një atmosferë festive.
Kujtojmë se Dritan Abazoviq është shkarkuar nga partia e presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje bazë me Kishën Ortodokse Serbe. / Gazeta10
