
Në emisioni “Përtej Tregimit”, me Valentina Ahmetin, Bashkim Deliu, ka ndarë rrëfimin e tij për Masakrën e Abrisë, raporton Gazeta10.
Bashkim Deliu në Masakër e Abrisë në Komunën e Skënderajt ka humbur anëtarët të familjes.
Deliu ka filluar rrëfimin e tij fillimisht lidhur me pozicionimin e forcave serbe në atë pjesë.
“Ne ishim aty, gjithë kohën, dhe forcat serbe erdhën, u pozicionuan në fshatin Likovc ku ka qenë edhe shtabi i UCK-së aty, lagjja Deliu e kemi Likovcin shumë afër, e kam kry edhe shkollën fillore aty, edhe gjujshin, granatojshin, me tulifar lloje të armëve të tyne, gjujshin për rreth po ma së shumti e gjujshin Obrin”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se familjet e kishin lëshuar lagjen dhe shtëpitë e tyre për shkak të granatimeve.
“Familja Deliu, një pjesë e madhe e tyre e patë lëshu lagjen, po edhe familja jem e pat leshu edhe familja e Ymerit, për shkak të granatimeve”, ka thënë Deliu.
“Granatojshin, e kapi vëllau bashkëshorten e fëmijët dhe aty e në mal, ish ditë e enjte, kur në mbrëmje po i shohim edhe familje e Imerit, edhe ata kishin vendos me shku nja 300 metra prej shpijave aty në mal, gjoja mu strehu prej granatimeve, se granatojshin çdo minutë”, ka vazhduar rrëfimin ai më tej. / Gazeta10