Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla në gjuhën serbe fton qytetarët në veri për konvertimin e targave në RKS (VIDEO)

Gazeta10
01 October 2022 - 21:39

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në gjuhën serbe ka ftuar qytetarët serbë t’i konvertojnë targat në RKS, raporton Gazeta10

Ai ka thënë se ka kaluar një muaj që nga fillimi i këtij procesi.

“Tashmë ka kaluar një muaj që kur procesi për regjistrimin e targave ilegale me targa legale të Kosovës, RKS”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se qytetarët serbë po i konvertojnë targat.

“Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, qytetarët vecse kanë filluar regjistrimin e tyre”, ka shtuar më tej ai.

Më tej, ai ka përmendur edhe përparësit për këtë konvertim.

“Ky proces ofron lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i mjeteve më të vjetër se 10 vite si dhe lirim nga: taksa doganore, taksa administrative në qendrën e regjistrimit të automjeteve, tarfia për targën dhe tarifa për certifikatën e regjistrimt të mjeteve”, ka thënë ai.

Këtu keni adresimin e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.