
Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka kthyer propozimin e 41 deputetëve që të fillojë procedura për shkarkimin e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, raporton Gazeta10.
Propozimi në fjalë synon të përcaktojë nëse presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka shkelur kushtetutën.
Sipas mediave të huaja, ajo ka deklaruar se në lidhje me këtë çështje janë dy procedura që duhet të ndahen.
“Propozimi i dorëzuar në titull, e më vonë në shpjegim, përmban fillimin e një procedure e cila në kuptimin e saj procedural dhe esencial juridik ka dy faza që nënkuptojnë, por edhe kërkojnë propozime të veçanta”, ka thënë Gjuroviq në njoftimin e saj. / Gazeta10.