
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka anuluar një konkurs që lidhet me pozitat e sekretarit të shkollave në Prizren, raporton Gazeta10.
Mediat lokale atje bëjnë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mosmenaxhimit të duhur të procedurës së rekrutimit.
Sipas konfirmimit, anulohet procedura e rekrutimit për Konkursin i hapur nga data 13. 06.2022 për nëntë pozita sekretar-e, në kuadër të Drejtorisë së Arsimit.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, në këtë konkurs kanë plotësuar kriteret 121 kandidatë nga 207 sa kishin aplikuar.
Për këtë konkurs ka hetime nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. / Gazeta10