
Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës shënohet më 2 tetor, e cila përkon me datëlindjen e Mahatma Gandhit, liderit të lëvizjes për pavarësinë e Indisë dhe pionierit të filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës, raporton Gazeta10.
Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, e cila vendosi përkujtimin, kjo ditë përhap mesazhin kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.
Rezoluta ripohon “relevancën universale të parimit të mos dhunës” dhe dëshirën “për të siguruar një kulturë paqeje, tolerance, mirëkuptimi dhe kundër dhunës”.
Ndërkohë që shihet edhe si sinonim për pacifizmin, që nga mesi i shekullit të 20-të termi “jo dhunë” (non-violence) është adoptuar nga shumë lëvizje për ndryshime shoqërore të cilat nuk fokusohen në kundërshtimin e luftës.
Një parim kyç i kësaj teorie është se pushteti i sundimtarëve varet nga pëlqimi i popullatës, dhe për këtë arsye ajo kërkon të minojë një pushtet të tillë përmes tërheqjes së pëlqimit dhe bashkëpunimit të popullatës./Gazeta10.