Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka pretendime ndaj Kosovës. Sipas tij, ai po përmend rastin e Kosovës vetëm me qëllimin që t’i legjitimojë veprimet e tij në rajonet e okupuara ukrainase nga ushtria ruse, tha për TV Nova, transmeton Gazeta10.
“Unë mendoj se ai [Putin] nuk shqetësohet fare për Kosovën, ai vetëm po përpiqet të legjitimojë disi atë që u bëri fqinjëve të tij”, deklaroi ndër të tjera ambasadori amerikan në Serbi.
Ai ka potencuar se rasti i Kosovës, kur NATO-ja bëri ndërhyrje humanitare 23 vite më parë është ndryshe.
“Ne besojmë se situata në Kosovë, që u qartësua 23 vjet më parë, nuk është në asnjë masë e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji mes të synuara”, deklaroi Hill./Gazeta10.