Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedi, mbi 127 të vdekur pas ndeshjes së futbollit në stadiumin e Indonezisë

Gazeta10
02 October 2022 - 8:51

Të paktën 127 persona kanë vdekur pas një kaosi që u shkaktua pas një ndeshjeje futbolli në kampionatin elitar indonezian, thonë zyrtarët, në një nga tragjeditë më të rënda sportive në botë. Dhuna dhe kaosi u përshkallëzua pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj tifozëve të cilët u futën në fushë me të përfunduar ndeshja, transmeton Gazeta10.

Përballja e dy rivalëve të futbollit indonezian Arema FC dhe Persebaya Surabaya shkaktoi edhe 180 të plagosur. Vendasit e Arema e humbën ndeshjen me rezultat 2-3.

Autoritetet thanë se rreth 4 mijë shikues ishin më shumë sesa kapaciteti maksimal i stadiumit. Stadiumi “Kanjuruhan” ka kapacitet prej 38 ulësesh por ishin shitur 42 mijë bileta.

Videot tregojnë tifozët vendas që vrapojnë në fushë pas fishkëllimës së fundit së gjyqtarit. Sipas njoftimeve të para, ata vrapuan për të kërkuar llogari tek lojtarët e Arema për rezultatin. Policia nxitoi të mbronte lojtarët por gjatë kësaj kohe pati edhe gaz lotsjellës.

Pas kësaj, situata doli nga kontrolli, me tifozët që filluan të sulmojnë policët dhe të shkatërrojnë veturat e tyre si dhe stadiumin./Gazeta10.

https://twitter.com/DrwolfAlone/status/1576418013729157120

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.