Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fillojnë zgjedhjet në Bullgari

Gazeta10
02 October 2022 - 9:51

Dita e votimit në Bullgari ka filluar e qetë në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Ministria e Brendshme. Vendi po zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, të katërtat për Kuvendin në një vit e gjysmë, raporton Gazeta10.

Para fillimit të zgjedhjeve nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit publik, thuhet në njoftimin për shtyp.

Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) raporton se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të raportojnë çdo parregullsi që mund të hasin e që cenojnë procesin zgjedhor.

Zyrat e Drejtorisë Bullgare të Dokumenteve të Identitetit do të jenë të hapura edhe sot nga ora 08:30 deri në 19:00. Kjo zyre do të lëshojë certifikata për karta identiteti të humbura, të vjedhura, të dëmtuara, të shkatërruara ose të skaduara për t’i mundësuar të gjithëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.