Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Arianit Koci goditet me grusht në kokë teksa po shëtiste me biçikletë

Gazeta10
02 October 2022 - 15:26

vokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, përderisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Graanicë-Llapnasell”, çka ka bërë që t’i humbet drejtimi. I njëjti po ashtu ka pësuar dhimbje nga sulmi, transmeton Gazeta10.

Sipas raportit policor të siguruar nga Klankosova.tv, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.

Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

Njësitë e hetimeve janë njoftuar më pas për të bërë kontrollimin e kamerave, për të parë se a përputhen deklaratat e Kocit me përshkrimin e motorit dhe personave./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.